Aktualitet

Frika e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme, zhvillohet samiti i paqes në Kajro

Shkruar nga Liberale
Frika e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme,

Egjipti po pret një konferencë ndërkombëtare këtë të shtunë, për të diskutuar përshkallëzimin e luftës midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas në Gaza. Pjesëmarrësit në samitin e paqes në Kajro janë përfaqësues të nivelit të lartë të shteteve në Lindjen e Mesme, por edhe disa prej vendeve evropiane, si italia, Greqia, Gjermania etj.

Megjithatë, dy diplomatë i kanë thënë Reuters se nuk ka gjasa që një deklaratë e përbashkët të materializohet nga mbledhja për shkak të ndjeshmërisë rreth thirrjes për një armëpushim.

Mungesa e një zyrtari të lartë nga SHBA, i cili përfaqësohet në samit nga i ngarkuari me punë i ambasadës së saj, dhe disa liderë kryesorë perëndimorë ka kufizuar gjithashtu pritshmëritë.

Ngjarja vjen pak kohë pasi kalimi i Rafahut në Gaza nga Egjipti u hap përfundimisht për të lejuar një numër të kufizuar automjetesh ndihme./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH