Aktualitet

FOTO/ “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, Luizi surprizohet pas kthimit në Shqipëri! Kush tha se Kiara nuk e do?

Shkruar nga Liberale

Luizi është rikthyer pasi qëndroi disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbajti një tur koncertesh për shqiptarët që jetojnë atje.

Këngëtari është rikthyer dhe e para që e ka pritur në aeroport ka qenë partnerja, Kiara.

Ajo e ka surprizuar Luizin duke shkuar në aeroport për ta puthur e përqafuar pas kaq ditëve larg njëri-tjetrit, por më tepër, për të hedhur poshtë zërat se ata kanë probleme mes tyre.

Kujtojmë se Kiara ndodhej këto ditë në një projekt tjetër në Turqi.

Ndërkohë Luizi postoi një video në InstaStory ku njoftoi të gjithë se ka ardhur në “shtëpinë të ëmblën shtëpi”.

Duket se gjatë verës çifti do të jetë i angazhuar me projektet që do të realizohen brenda vendit.

Luizi do të marrë pjesë në koncertin e Elvanës më 22 qershor, që do të mbahet në Air Albania, ndërsa Kiara në një projekt televiziv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH