Aktualitet

FOTO / Kryeministri britanik në largim tregon ‘muskujt’ në plazhet greke

Shkruar nga Liberale

Boris Johnson dhe familja e tij janë fotografuar duke marrë rreze dielli, në një liman të izoluar në Evia, Greqi.

Ai u pa dje në restorantin e Karistos, pranë plazhit mahnitës në detin Egje.

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe është akuzuar se ka udhëhequr një “qeveri zombie” gjatë javëve të tij të fundit si kryetar qeverie, ose një qeveri që po e harxhon kohën kot.

Gjithsesi, Boris Johnson dhe familja e tij janë duke kaluar pushimet e tyre të dyta jashtë vendit, në po aq javë kur kryeministri në largim përgatitet të largohet nga “Downing Street”.

Johnson, 58 vjeç, u pa duke bërë disa ushtrime gjimnastike ndërsa gruaja Carrie dhe familja e tyre e re shijonin rrezet e diellit në një vend të izoluar në ishullin grek të Evia, vetëm një javë pasi u kthyen nga pushimet e tyre në Slloveni.

Vendasit mbetën të habitur me zgjedhjen e zonës së plazhit nga Johnsons. Ata e përshkruan sjelljen e kryeministrit si 'të ftohtë' ndërsa ai u shfaq për të drekuar në restorant, ku vendosi të paguante vetë.

Banorët e zonës së plazhit që zgjodhi Johnson mbetën të habitur me praninë e tij. “Nuk e kam idenë se si Boris e gjeti atë plazh - edhe vendasit që kanë jetuar këtu për vite nuk e njohin këtë plazh. Johnson dhe grupi i tij ishin të vetmit njerëz atje”, i tha një banor i zonës “The Sun’.

Sakaq, pavarësisht kritikave Konservatorët këmbëngulin se Kryeministri është 'ende duke punuar' pavarësisht se ishte fotografuar duke shijuar rrezet e diellit në fund të gushtit në pikën e nxehtë turistike dhe duke pushuar në një restorant të quajtur “The Egean”, në Karistos vetëm një ditë më parë.

Ai është parë gjithashtu teksa ka mbërritur në aeroportin e Athinës në fundjavë, ndërsa mbante çantën e shpinës së djalit të tij, ndërsa ktheheshin nga pushimet e para që kaluan në Slloveni.

Fotot e marra nga MailOnline treguan kryeministrin në restorant me pamje nga deti Egje, ndërsa më herët gjatë ditës ai "u spiunua", duke blerë ushqime me gruan e tij Carrie në Nea Makri, një qytet bregdetar afër Athinës.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH