Aktualitet

FOTO HISTORIKE/ Vajza afgane, simbol i guximit dhe i qëndresës ndaj vështirësive

Shkruar nga Liberale

U bë e njohur për shikimin e saj të mprehtë dhe sytë e gjelbër e të guximshëm. Vajza afgane hyri në histori përmes kësaj fotoje për të simbolizuar betejat e grave refugjate në botën perëndimore. E shkrepur nga fotografi, Steve McCurry, gjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit, vajza afgane (emri i vërtetë i së cilës është Sharbat Gula) arriti që të tregonte gjithçka rreth betejave të vështira të grave refugjate në një foto ku, në fytyra e saj e shfaq me pamjen e një vajze të copëtuar nga dëshpërimi por të ashpër nga natyra, dhe po aq të vendosur për të përballuar çdo vështirësi të jetës.

Është një portret i përshtatur mirë që përcjell një botë emocionesh përmes një shkrepjeje të aparatit fotografik; Vështrimi i Gulës është intensiv, i vendosur dhe pa frikë, kurse veshja e saj, në të kuqe-të ndezura dhe e rreckosur, flet shumë për jetën dhe betejat e saj të vështira si një vajzë refugjate. Vajza afgane mbetet ende edhe sot si një nga kopertinat më të famshme të Nat Geographic. Ajo bashkon dhe simbolizon jetën e vështirë të emigrantëve, refugjatëve dhe të grave në mbarë botën, të cilave u mohohen edhe në kohë paqeje të drejtat themelore të njeriut.Vajza afgane rikthehet sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe shërben si një shuplakë e fortë mbi premtimet boshe të politikanëve në mbarë botën. /Liberale.al/

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH