Aktualitet

Familjarët e gjejnë pa shenja jete në oborr, dyshohet se vrau veten me automatik

Shkruar nga Liberale
Familjarët e gjejnë pa shenja jete në oborr, dyshohet se vrau

Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në kopshtin e banesës së tij në Tepelenë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH