Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 15 të arrestuarit, që dyshohet se falsifikonin teste të Covid-19. Togat e zeza pasi kanë dëgjuar pretendimet e palëve, kanë vendosur masën e sigurisë arrest në burg për 14 të dyshuar, mes tyre edhe mjekun laborant Klodina Muharremi.
Ndërsa për mjeken Marinela Kalaja, gjykata ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje, për çështje familjare. Prokuroria e Tiranës u vu në lëvizje nga kallëzimi i pronarit të një prej laboratorëve privat.
Ai kishte marrë informacion, se disa qytetarë shqiptarë që kishin bërë tamponin në laboratorin e tij ishin ndaluar nga policitë e vendeve të huaja, me fletë analiza të falsifikuar.
Pas hetimeve grupi hetimore zbuloi së Roland Karrica, në biznesin e tij kryente falsifikime të testeve anti-Covid. Shuma për një fletë analizë fiktive ishte nga 15-25 euro.