Aktualitet

Patenta shqiptare njihet në Itali

Shkruar nga Liberale

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë me qëllim konvertimi. Kjo do të thotë se patentat shqiptare tashmë do të njihen në Itali. Vendimi vjen pas vizitës që Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme në Itali.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e miratuar sot.

Më 12 mars, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua në Itali me homologun, Luigi di Maio ku edhe u arrit në parim marrëveshja për njohjen e patentave. Pak javë më pas në Tiranë u firmos marrëveshja me ambasadorin italian Fabrizio Bucci.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH