Aktualitet

Emri/ Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro

Shkruar nga Liberale
Emri/ Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro

Arresohet autori i vrasjes së biznesmenit Niko Goro vetëm pak orë pas ngjarjes.

Policia ka vënë në pranga 53 vjecarin Kliti Leka, si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Goro.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Njogitmi i policisë:

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë emundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH