Aktualitet

Emri/ Aksidenti tragjik, vdes 17-vjeçari shqiptar në New York

Shkruar nga Liberale
Emri/ Aksidenti tragjik, vdes 17-vjeçari shqiptar në New York

Një 17-vjeçar shqiptar, nxënës në shkollën e mesme ‘Pearl River’ ka humbur jetën në një aksident tragjik.

I riu që ka humbur jetën është shqiptaro-amerikani Altin Nezaj. Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte.

Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës që do të mbajë sonte zi, duke ndezur qirinj në kujtim të tij, shkruan illyria.

Sipas të dhënave të para nga Policia në Orangetown, Nju Jork makina ka rënë përmbys mbi shinat e trenit nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe më pas ka marrë flakë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH