Kosova

Emrat/ Të shtëna me armë zjarri në një hotel të Prishtinës, 1 i vdekur 2 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Të shtëna me armë zjarri në një hotel të

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë në një hotel në Prishtinë, ndërkohë dy persona kanë mbetur të plagosur me armë të ftohta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë në një hotel në Prishtinë, ndërkohë dy persona kanë mbetur të plagosur me armë të ftohta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Media kodkosovare nga burime brenda institucioneve të sigurisë raportojnë se viktima është Rexhep Tahiri nga Podujeva, i moshës mbi 50 vjeçe.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuar për vrasjen është personi me emrin Gani Mustafa.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”,- njofton policia.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH