Aktualitet

Emrat/ I vodhën me dhunë paratë shtetasit afgan, arrestohen 3 të rinj në Sarandë

Shkruar nga Liberale
Emrat/ I vodhën me dhunë paratë shtetasit afgan, arrestohen 3

Tre persona janë arrestuar në Sarandë, pasi i vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj.

Mësohet se, bëhet fjalë për shtetasit; Klodian Gjini, 21 vjeç, banues në Laç dhe Parios Zani, 18 vjeç e Jurgen Baço, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.

Po ashtu janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.

"Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

– K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH