Sport

Dybala vulos të ardhmen e tij, gati të nënshkruajë me Romën

Shkruar nga Liberale
Dybala vulos të ardhmen e tij, gati të nënshkruajë me

Futbollisti i argjentinës, Paulo Dybala vulos të ardhmen e tij. Paulo ka përfunduar testet mjekësore me Romën, dhe tani është gati të nënshkruajë kontratën. Skuadra e Romës ndodhet në Portugali në stërvitje për t’u përgatitur në sezonin e ardhshëm.

"Verdhëekuqtë janë një ekip shumë i mirë", është shprehur ai.

Presidenti i Romës, Dan Friedkin ka pranuar kushtet e tij. Sipas "Football Italia", ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me opsion për një të katërt me vlerë 6 milionë euro në sezon, duke përfshirë 1.5 deri në 2 milionë euro bonuse shtesë.

Sipas portalit "Calciomercato", pretendohet se është një klauzolë me vlerë 20 milionë euro, kurse "Sport Mediaset" pretendon për një vlerë më të ulët me rreth 15 milionë euro. /K.K-Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH