34-vjeçari Artur Tema që prej dy vitesh ishte shpallur në kërkim për serat me kanabis, është arrestuar këtë fundjavë në Krujë, ndërkohë që në shtëpi iu gjetën 5 kilogramë kanabis.
Në vitin 2021, Tema kishte kultivuar 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, policia e Krujës lokalizon personin në kërkim. Ai u kap dhe u vu në pranga ndërsa kërkohej që prej vitit 2021.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Artur Tema, 34-vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës.