Aktualitet

"Donte t'ia hidhte fajin atij", pastruesja: Alda Klosi kishte konflikte me burrin, më kërkoi t'i ruaja paratë

Shkruar nga Liberale
"Donte t'ia hidhte fajin atij", pastruesja: Alda Klosi kishte

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi.

Pastruesja, Rozeta Dobi, e cila u bë shkaku i zbulimit të skandalit, ka thënë dje në polici, ku ka thënë se, paratë vinin që nga viti 2021.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi, sipas gazetarit Igli Çelmeta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH