Aktualitet

Dhunoi dhe i vodhi portofolin me një sasi lekësh një shtetasi, arrestohet 28-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Dhunoi dhe i vodhi portofolin me një sasi lekësh një shtetasi,

Policia e Fierit ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi akuzohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin me një sasi parash një shtetasi.

Në pranga ka rënë i riu Arbri Hasanaj, i cili rezulton se ka vjedhur një sasi parash edhe në një lokal në fshatin Margëlliç, Patos.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe arrestuan shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në Patos (i dënuar më parë për “Vjedhje”), pasi mbrëmjen e datës 02.10.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, i ka marë me dhunë portofolin me një sasi parash shtetasit V. Sh.

Gjithashtu, po atë natë, ky shtetas ka marë një sasi parash edhe në lokalin e shtetasit O. P në fshatin Margëlliç, Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH