Sport

Detyroi lojtarët myslimanë të ndërpresin agjërimin, Galtier rrezikon burgun

Shkruar nga Liberale
Detyroi lojtarët myslimanë të ndërpresin agjërimin,

Christophe Galtier duhet të paraqitet në një seancë dëgjimore pas dhjetë ditësh, pasi autoritetet franceze e akuzuan atë për ngacmim moral dhe diskriminim etnik, racor apo fetar, për të cilin ai mund të marrë një dënim prej tre vite burg dhe 45 mijë euro gjobë.

Galtier e gjeti veten në qendër të hetimit për aferën e diskriminimit racor gjatë kohës kur ishte në stolin e Nices. Çështja ishte një email në të cilin Galtier akuzohej nga ish-drejtori sportiv i Nice, Julien Fournier, se kërkonte që aasnjë futbollist me ngjyrë apo mysliman të mos luante për Nice.

Megjithatë, “L’Equipe” ka mësuar se gjatë marrjes në pyetje nga policia, mbrojtësi i Nice, Jean-Clair Todibo ka konfirmuar disa nga ato akuza dhe ka thënë se Galtier i ka kërkuar që të prishë agjërimin gjatë muajit të Ramazanit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH