Aktualitet

Detaje tronditëse të mashtrueses nga Tirana, si i zhvati 60 mijë euro

Shkruar nga Liberale
Detaje tronditëse të mashtrueses nga Tirana, si i zhvati 60 mijë

Është zbardhur kërkesa e Pokurorisë për Amarilda Lekan, të cilën Gjyakata e la në burg për mashtrim, pasi i mori një shtetasi 60 000 Euro.

Paratë ajo ia ka marrë shtetasit Julius Guri , i cili u njoh me "juristen" në rrjetet sociale.

"Ai eshte njohur me shtetasen Amarilda Leka me anë të rrjeteve sociale dhe konkretisht Facebook. Amarilda i eshte prezantuar si gjyqtare prane Gjykates se Krimeve te Renda", thuhet në kërkesën e prokurorit Sokol Malaj.

K E R K E S E

Për caktimin e mases se sigurimit personal  ndaj shtetases Amarilda Leka

Në Tiranë sot me date 11.11. 2019  Unë Sokol Malaj, Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë, pasi studiova aktet e ceshtjes  penale nr 7280 te vitit 2018 rregjistruar  per vepren penale te “Mashtrimit me pasoja te renda” parashikuar nga neni 143/3 i   Kodit Penal

                                  KONSTATOVA

Se, ne daten 21.09.2018 nga ana e  Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte rregjistruar procedimi penal nr 7280 per kryerjen e vepres penale  te “Mashtrimit” ne bashkepunim, me pasoja te renda parashikuar nga neni 143/3 . I K. Penal.

Nga hetimet paraprake per kete procedim penal ka rezultuar si me poshte;

Shtetasi Bajazit Zeneli, ka kallëzuar se para rreth tre vitesh ai është mashtruar duke i marrë një shumë rreth 60 000 Euro, nga shtetasit Amarilda Leka dhe Julis Guri që jetojnë në Tiranë.

Këta dy shtetas i kanë premtuar se do ta ndihmonin ne shkallë të ndryshme të gjyqësorit për një të afërm të tij, që ishte duke u gjykuar për veprën penale të vrasjes.

Shtetasi Bajazit Zeneli deklaron se ai fillimisht nepermjet nje te njohuri te tij te quajtur Arben Prastaj eshte takuar me shtetasin Muhamet Mali i cili quhet Armand Mali. Ky i fundit njihej me shtetasin Julis Guri i cili ishte i fejuari i shtetases Amarlida Leka. Kallezuesi eshte takuar me keta persona te lokal “Ujvara” ku Julis i ka thene se per te nxjerre kunatin e tij nga  burgu mund ta ndihmonte Amaralida. Te nesermen ate e ka mare ne telefon shtetasi Juis Guri i cili i ka nxjerre ne telefon Amarliden.

Kjo e fundit i ka thene qe “ Punoj si gjyqtare ne Gjykaten e Krimeve te Renda dhe do te ndihmoj per problemin qe ke”.

Në kallëzimin e tij, shtetasi Bajazit Zeneli sqaron se këta dy shtetas në kohë, gjatë vitit 2015 dhe vende të ndryshme i kanë marrë shuma të ndryshme monetare, e cila në total arrin në shumën 60 000 euro.Shtetasi Bajazit Zeneli, shpjegon se shtetasi Julis Guri, e ka prezantuar shtetasen Amarilda Leka si të fejuarën e tij dhe kjo e fundit i ka thënë se “ Punoj në Gjykatën e Krimeve të Rënda si gjyqëtare dhe do të ndihmoj për problemin, që ke “.

Shtetasi Bajazit Zeneli I ka besuar dhe u ka dhene  shumën e parave por perseri shtetasi Ali Mane I cili eshte kunati I tij eshte denuar me burgim nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda. Shtetasja Amarilda Leka I ka kerkuar shumen prej 50. 000 euro duke pretenduar se do ta nxirte nga burgu, pasi njihte dy gjyqtare ne Gjykate te Larte. Kallezuesi ja ka dhene keto para por me vone duke pare qe nuk po zhvillohej gjykimi ka dyshuar se po mashtrohej nga keta persona. Me pas ajo ka mare 5000 euro per te ulur ceshtjen per gjykim sipas saj ne Gjykaten e larte dhe 5000 euro te tjera si hak pune”. Me vone ai ka mare vesh se Amarilda ishte arrestuar per mashtrim. Ai ka takuar shtetasin Julis Guri, i cili ka thënë që “Amarilda ka rënë në burg dhe paratë do t’i ktheheshin pasi ajo të dilte nga burgu”.Pas kësaj duke parë që shtetasit Amarilda Leka dhe Julis Guri, i shmangeshin takimit dhe ballafaqimit me të si dhe duke mos marrë shumën e parave të dhëna atyre është paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore për të dhënë kallëzim.

Nga deklarimet e shtetasit Julius Guri rezulton se;

Ai eshte njohur me shtetasen Amarilda Leka me anë të rrjeteve sociale dhe konkretisht Facebook. Amarilda i eshte prezantuar si gjyqtare prane Gjykates se Krimeve te Renda.

Ajo i ka thënë që “-kam mbaruar shkollënë në Amerikë dhe kur u ktheva në Shqipëri kam punuar si sekretare pranë një ish-ministreje, të cilën nuk ja mbaj mend emrin-“.

Një ditë ai ka qene në një kafe së bashku me shtetasen Amarilda Leka dhe shtetasin Armand Mali. Armandi i ka thënë Amarildës në muhabet e sipër se “- kam një mikun e babait që ka një hall, të lutem bisedo ta ndihmosh-”. Amarilda i tha që “-do shoh cfarë do bëj, por ma sill ta takoj”.

Pas disa kohësh ata jane takuar te tre me shtetasin Bajazit Zeneli nga Tepelena dhe u ulëm në kafe afër “Myslym Shyrit”.

Amarilda u  ka thene qe “dua të bisedoj me Bajazitin”. Ata u larguan nga tavolina dhe kur kane dalë përjashta Armandi i ka thene  që “-Amarilda e mori përsipër Bajazit t;i mbarojë punë”.

Herën e dytë jane takuar tek i njëjti lokal pësëri të katërt dhepasi pinë kafe Ai me Armandin jane cuar per te dale, ndërsa Bajaziti ka thënë “-një minutë” dhe ka biseduar me Amarilden dhe I ka dhene dicka.

Pas rreth dy-tre ditësh Juliusi eshte  takuar  me Amarildën dhe ajo i ka thënë që “-do t’ia kryej porosinë Bajazitit, pasi në lokal kur pimë kafe herën e fundit, Bajaziti më ka dhënë 45 000 euro dhe këto euro ja dhashë dikujt, një personi me pushtet-“, emrin e të cilit ma tha, por nuk e mban  mend.

Përveç këtij rasti ata jane ulur edhe dy ose tre herë për kafe me Bajazitin. Në këto raste Amarilda i thoshte Bajazitit që “- Çdo gjë është ok, është e mbaruar, është në rregull -“ dhe ai pasi e dëgjonte gëzohej.

Ai shpjegon se e ka çuar Amarildën dy ose tre herë për takim me Bajazitin afër “Komunës së Parisit”.   Jan ulur të tre në kafe dhe një herë e ka pritur në makinë.  Ai ka folur me pas me Bajazitin I cili I ka thene qe Aamrilda i ka mare  60 000 euro me preteksin se do t’i mbaronte punë në gjykatë. Disa kohe me pas ai ka mare vesh qe Amarilda eshte arrestuar per mashtrim dhe qe nga ai moment nuk ka patur kontakt me te.

Nga ana jone jane  administruar vendimet e denimit te shtetasit Ali Manaj nga gjykata e shkalles se pare per krime te renda nga ku ka rezultuar se ai eshte denuar per veprat penale te “Vrasjes per gjakmarrje” ne bashkepunim mbetur ne tentative dhe “ Vrasja me dashje ne lidhje me nje krim tjeter” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake” parashikuar  nga nenet 78/a 22- 25 , 77 dhe 278/2 te K. penal.

Nga sa me siper ka dyshime qe shtetasja Amarilda Leka ka kryer vepren penale te “Mashtrimit, me pasoja te renda”  parashikuar nga neni 143/3 . I K. Penal.

Per sa me siper egzistojne kushtet qe ndaj shtetases Amarilda Leka , duke mare ne konsiderate qe ajo I fshihet hetimit   te caktohet  nje mase sigurimi.

Ne lidhje me caktimin e nje  mase sigurimi ndaj shtetasit egzistojne kushtet dhe  kriteret  e parashikuara nga nenet 228, 229, dhe 230 te K. Pr. Penale

Egziston  jo vetem dyshimi I arsyeshem por ka prova te plota  qe shtetasja Amarilda Leka ka kosumuar vepren penale te parashikuar nga neni 143/3 i   Kodit Penal

Egzistojne nevoja te rendesishme sigurimi per vendosjen e nje mase sigurimi pasi e dyshuara eshte larguar dhe i eshte shmangur hetimit

Duke pasur parasysh shkallen e nevojave te sigurimit, raportit te mases se denimit te parashikuar nga dispozita me keto nevoja çmojme se masa e sigurimit e pershtateshme eshte “ arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 I K. Pr Penale.

Për  këto arsye, ne zbatim te neneve, 228, 229, 230 , 244  të K.Pr.Penale/Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1104212,1104213,1104214"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH