Kjo është foto e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes së 30-vjeçares.
Fotografia është publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme.
Në këtë foto është Liridona Ademaj me motrën e saj. Foto është shkrepur ditën e ngjarjes rreth orës 14:00 në shtëpinë e prindërve të saj.
Ndërkohë që krimi i rëndë ndodhi atë mbrëmje në Prishtinë rreth orës 20:30.
Bashkëshorti i saj, Naim Murseli doli për darkë me Liridonën dhe dy fëmijët, por pas kthimit ai dyshohet se inskenoi vrasjen e saj.
I arrestuar tashmë, Naim Murseli akuzohet si organizator dhe porositës i vrasjes së Liridona Ademajt.
Sakaq, gazetari Blendi Fevziu ka treguar se e ka takuar Naim Murselin kohë më përpara, teksa ka treguar dhe përshtypjet e tij në lidhje me Murselin.
Më tej, Fevziu thotë se Naim Murseli ishte shumë i sjellshëm, por kishte diçka të bezdisur me komplimentet e tipit “je i madh”.
Megjithatë, Fevziu shton se në sjelljen e tij, Naim Murseli të jepte përshtpjen se si një person mund të jetë kaq i edukuar.
“Unë e kam takuar diku. Ishte shumë i sjellshëm. Kishte një gjë të bezdisur me këto komplimentet e mëdha “je i madh, je figurë…”, domethënë që të bezdisin. Në sjellje, ishte sjellja e një njeriu që mund të thoshe “si mund të jetë kaq i edukuar”- tha Fevziu.