Aktualitet

Matura/ Dalin notat e Gjuhës së Huaj, shtohen ngelësit, përgjysmohen ekselentët

Shkruar nga Liberale
Matura/ Dalin notat e Gjuhës së Huaj, shtohen ngelësit,

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës së Huaj. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:

Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96,17% ndërsa nota mesatare është 7,68.

Në maturën e vitit të kaluar pati 611 maturantë me notë 10.00 dhe 861 maturantë me notë 4.00, pra mbetës.

Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit. Theksojmë se ndër vite qarku Kukës ka arritur të marrë vendin e parë në bazë të notës mesatare.

Provimi u dha më 1 qershor.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH