Dy autorët Sajmir dhe Arsil Shera, vëllezër me njëri-tjetrin qëlluan me 7 plumba në drejtim të Abdullah Budllës, 71-vjeç i cili punonte në të zezë si taksist në këtë zonë.
Ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen por pritet të merren sërish në pyetje gjatë ditës së sotme.
Dyshimet e policisë janë se njëri prej tyre ka shkrepur armën, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e shoferit pasi ekzekutimi është bërë teksa automjeti ka qenë në ecje.
Prova më e fortë që implikon atë dhe vëllanë e tij Arsil Shera në këtë krim, është pikërisht automjeti i tyre ku ka rënë edhe gëzhojat e 7 plumbave me të cilin ekzekutuan viktimën.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1156000,1156001"]