Kreu i "Rithemelimit" Sali Berisha u ndal para bunkerit te Ministria e Brendshme, ndërsa u shpreh se donte t'i jepte mesazh ministrit Çuçi.
Berisha theksoi se ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike.
“Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, i cili është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Edi Ramës se ai duhet të japë urgjentisht bashkë me Edi Ramën dorëheqjen. Ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Do t’i mësoni në ditët në vazhdim. Sot kaluam para parlamentit ditën e hënë protestojmë para parlamentit”, deklaroi Berisha.