Chelsea kompletoi sot marrëveshjen duke shënuar një rekord në tregun britanik të transferimeve prej 121.08 milionë eurosh, për Enzo Fernandez.
Ky i fundit iu lut idhullit Lionel Messi të anulonte vendimin për të mos u tërhequr nga kombëtarja e Argjentinës përpara se të fitonte Kupën e Botës së bashku me të.
Enzo Fernandez, dikur një adoleshent, i kërkoi Lionel Messi-t të vazhdonte të luante për Argjentinën – dhe gjashtë vjet më vonë ata fituan së bashku Kupën e Botës.
Chelsea nënshkroi sot me mesfushorin nga Benfica disa javë pas lavdisë së Argjentinës, në Katar.
Fernandez mbërriti në Evropë vetëm verën e kaluar nga gjigantët argjentinas River Plate.
22-vjeçari në sezonin e fundit te Benfica, e ndihmoi atë të zinte vendin e parë grupin e Ligës së Kampionëve, së bashku Juventus dhe Paris Saint-Germain duke asistuar kundër të dyjave.
Liverpool e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë Fernandez që nga ditët e tij në River Plate, por forma e tij mahnitëse e detyroi Chelsea-n të hyjë në garë dhe të bëjë ofertën marramendëse, duke nënshkruar me të për të shmangur një luftë ofertash në verë.
Mesfushori qendror në Kupën e Botës realizoi një nga golat e turneut në një fitore 2-0 ndaj Meksikës.
/Liberale.al/