Aktualitet

Brukseli sytë nga Kosova! Michel: Ulni tensionet ose do të keni pasoja

Shkruar nga Liberale
Brukseli sytë nga Kosova! Michel: Ulni tensionet ose do të keni pasoja

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel kërkon uljen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë dhe formimin sa më shpejt të Asociacionit. Michel bën thirrje që sa më shpejt palët të ulen në dialog. Nëse nuk ka tërheqje, paralajmëron pasoja për dy palët.

Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për një de-eskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të përshkruara tashmë nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023.

Palët duhet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative.

Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe” thuhet në deklaratën e Këshillit të Europës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH