Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se një prokuror në Durrës punon për bandat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit.
Ndërkohë zëvendëskryeministri Erion Braçe ishte sot i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj ish-kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, prej ku tha se prokurori i kësaj çështjeje mbështet një grup kriminal në qytetin bregdetar.
Braçe nuk e përmendi emrin e prokurorit, por dihet që prokuror i çështjes në fjalë është Arian Ndoja.
“Është absurde që një punonjësi shteti i bëhet presion nga organi i akuzës në këtë mënyrë. Reforma në Drejtësi duhet të veprojë me vendosmëri, duke hequr nga sistemi këta prokurorë dhe gjyqtarë”, tha Braçe. /Gazeta Liberale