Bota

Tom Hardy rrëfen problemet shëndetësore dhe betejën me varësinë: “Ndjej sikur trupi po më shkatërrohet”

Shkruar nga Liberale.al

Tom Hardy rrëfen problemet shëndetësore dhe betejën me

Aktori i njohur britanik Tom Hardy ka zbuluar në një intervistë për Esquire se po përballet me probleme serioze shëndetësore dhe emocionale. Ylli i filmave “Venom” dhe “Mad Max: Fury Road” tha se para intervistës gati sa nuk humbi ndjenjat, si pasojë e lodhjes dhe gjendjes së tij fizike.

Hardy rrëfeu se ka kaluar dy operacione në gju, vuan nga një hernie diskale dhe dhimbje të nervit shiatik, si dhe dyshon se ka fasciit plantar – një sëmundje që shkakton dhimbje në shputë të këmbës.
“Të gjitha problemet e mia janë grumbulluar. Ndihem sikur gjithçka po shkatërrohet dhe nuk do të përmirësohet,” tha ai, duke shtuar se po mendon edhe trajtimin me qeliza staminale.

Përveç sfidave fizike, Hardy foli edhe për betejën me varësinë nga alkooli, me të cilën është përballur për më shumë se 20 vjet. Ai kujtoi një episod të rrezikshëm në Los Angeles, kur u zgjua në një shtrat me një burrë të armatosur dhe një mace të panjohur.
“Nuk e mbaj mend as atë njeri, as macen. Siguresa e armës ishte e hequr – ishte momenti më i frikshëm i jetës time,” kujton aktori.

Tom Hardy është i martuar me aktoren Charlotte Riley që nga viti 2014 dhe kanë dy fëmijë, të cilët përpiqen t’i mbajnë larg vëmendjes së mediave.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH