Kosova

Të shtëna me armë në Prishtinë, raportohet për të plagosur

Shkruar nga Liberale

Të shtëna me armë në Prishtinë, raportohet për

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri, në Prishtinë. Të shtënat janë regjistruar gjatë mbrëmjes në lagjen “Dardania” të kryeqytetit të Kosovës.

Mbi ngjarjen ka folur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH