Kosova

Sot nënshkruhet MARRËVESHJA/ Izraeli heq vizat për qytetarët e Kosovës

Shkruar nga Liberale

Sot nënshkruhet MARRËVESHJA/ Izraeli heq vizat për

Kosova dhe Izraeli do të shënojnë një hap tjetër të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo pasi sot do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për shtetasit e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada e Izraelit në Prishtinë, raportojnë mediat në Kosovë.

Sipas njoftimit, ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet në orën 18:00.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH