Kosova

Presidentja Osmani pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit: Kosova, në përputhje me objektivat e Administratës së presidentit Trump

Shkruar nga Liberale

Presidentja Osmani pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit:

Gjatë vizitës së saj në SHBA, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë me temë ”Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u takua në Departamentin e Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono.

Përmes rrjeteve sociale, Osmani thotë se diskutoi me Bonon për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump.

“Në Washington D.C., në Departamentin e Shtetit, takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono, me të cilin diskutuam për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja,  ekonomia, paqja e stabiliteti rajonal dhe integrimi euroatlantik i vendit tonë.

Sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA-të, aq më e fortë dhe e sigurt do të jetë Kosova”,- shkruan Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH