Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Peter Sorensen.
Kjo është vizita e parë e Sorensenit në Kosovë.
Ai do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe kryenegociatorin kosovar për dialog, Besnik Bislimi.
Emisari i BE-së do të qëndrojë në Kosovë deri më 19 mars.