Kosova

Partia Demokratike prezanton kandidatin e saj për kryeministër, për kë bëhet fjalë? (EMRI)

Shkruar nga Liberale

Partia Demokratike prezanton kandidatin e saj për kryeministër,

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar këtë të mërkurë kandidatin e saj për kryeministër të Kosovës. Ditën e sotme kryetari i kësaj force politike, Memli Krasniqi ka bërë të ditur që në zgjedhjet që nuk janë shpallur ende, ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për postin e kryeministrit.

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë  vetë Hamza tha se vendi ka nevojë për përshpejtim të rritjes ekonomike.

“Kosova si një vend me potencial ka nevojë për një rritje më të përshpejtuar ekonomike. Si një njeri me përvojë të gjatë institucionale, në funksione të ndryshme publike, dhe duke e njohur nga afër Kosovën e para dhe pas luftës, sektorin privat dhe atë publik, në komunë, në ministri, në BQK, dhe në Kuvendin e Kosovës, kam një pasqyrë të qartë të të kaluarës, të tashmes dhe një vizion për të ardhmen e vendit tonë. Jam i vendosur të kontribuoj në avancimin e zhvillimit të Kosovës në të gjitha fushat”, u shpreh ai. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH