Kosova

"Kosova ka të drejtë të zbatojë kushtetutën e saj", Rama i “del në krah” Kurtit për çështjen e dinarit

Shkruar nga Liberale

"Kosova ka të drejtë të zbatojë kushtetutën e

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme debatin e krijuar, në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

Përmes një postimi në platformën X, Rama pozicionohet në krah të Albin Kurtit, teksa shprehet se Kosova duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, por ka të drejtën e pamohueshme për të mbrojtur kushtetutën e vet.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shprehet Rama.

Banka Qëndrore e Kosovës vendosi ndalimin e përdorimit të dinarit serb në territorin e Kosovës, vendim ky që ka ngjallur reagime në Serbi, e po ashtu, ka hasur në kundërshti me SHBA-të dhe BE-në.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH