Kosova

Kërcënoi me Kanun presidenten Osmani/ Ish-ambasadori paditet në gjykatë

Shkruar nga Liberale

Kërcënoi me Kanun presidenten Osmani/ Ish-ambasadori paditet në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kanosje ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj edhe gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani, e ka shkarkuar nga pozita e ambasadorit për qëllime politike.

Pas kësaj deklarate, kabineti i Osmanit kishte konfirmuar se Dedaj ishte denoncuar te organet e drejtësisë për këtë deklaratë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Themelores së Prishtinës, Laureta Ulaj. Pas shkarkimit të tij, Dedaj, në një emision kishte përmendur kanunin ndaj Osmanit meqë shkarkimin e tij e kishte konsideruar “hakmarrje politike”.

Dedaju shpreh se se është njeri i ligjit, por theksoi se përveç ligjit, te ai vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikuar, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hjekë prej listës së pagave. Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pasë pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, kishte thënë Dedaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH