Një krim i rëndë në familje raportohet se ka ndodhur në Prizren, Kosovë, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe.
Sipas medieve në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritet policore atje.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.
Bytyçi tha se dyshohet se burri ka sulmuar me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.
Po ashtu, ai deklaroi se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore në QKUK.