Një vajzë e re nga Kosova, e quajtur Merina, është raportuar e zhdukur në Strasburg të Francës, që nga data 14 mars.
Pavarësisht kërkimeve të policisë, ende nuk ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e 17-vjeçares, shkruajnë mediet kosovare.
Sipas familjes, Merina ka kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit, duke u përballur me bullizmin nga moshatarët e saj.
Ata dyshojnë se kjo mund të ketë ndikuar në zhdukjen e saj dhe kanë bërë thirrje për ndihmë nga çdokush që mund të ketë informacione rreth vendodhjes së të resë.