Kosova

E rëndë/ Dyshohet se ra nga ballkoni i hotelit, vdes 34-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Dyshohet se ra nga ballkoni i hotelit, vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë të Kosovës, ku një grua ka humbur jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në një hotel në zonën e Graçanicës.

Viktima është 34-vjeçarja Artila Kameri, e cila dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i hotelit “Venus” në aksin Prishtinë – Lipjan. Mediat kosovare raportojnë se ajo ishte e shoqëruar në dhomën e hotelit me Asdren Begolli, 32-vjeçar nga Peja, si dhe me një vajzë nga Gjakova.

Raportohet rreth orës 03:30 tashmë e ndjera, Artila Kameri dhe Asdren Begolli, dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt verbal me njëri-tjetrin. Pas debatit, 34-vjeçarja dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni i hotelit dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore që rezultuan të jenë fatale për të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autoritetet kosovare në reagimet për mediat bënë me dije se aktualisht Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH