Kosova

Bërnabiç: Nuk ka kërcënim më të madh për serbët se Albin Kurti

Shkruar nga Liberale
Bërnabiç: Nuk ka kërcënim më të madh për

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë sot se nuk ka kërcënim më të madh për serbët në Kosovë sesa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Bërnabiç e ftuar në programin e mëngjesit të televizionit Pink, tha se nuk mund ta kuptojë pse disa media kanë shkruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është fajtor për arrestimet e serbëve në verri.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të nënvizoj se nuk mendoj se ndonjë serb në asnjë moment ishte kërcënim më i madh në Kosovë se Albin Kurti. Çështja më e rëndësishme për ne është Kosova. Dhe a janë ata (serbët nga Kosova) fajtorë që Kurti u egërsua? Ata nuk e bënë. Dhe thonë pastaj se Vuçiç e ka fajin që Kurti ka arrestuar serbët në Kosovë. Nuk është kështu”, theksoi Bërnabiç.

Ajo tha se Kosova nuk ka qenë asnjëherë çështje e opozitës, pra ish-qeverisë, duke shtuar se në vitin 2001 i liruan terroristët nga burgu dhe më pas “në vitin 2004 lejuan pogromin e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe djegien e kishave dhe manastireve.”

Bërnabiç shtoi se shkëputja e Malit të Zi në vitin 2006 ishte një parakusht që Kosova të shpallte pavarësinë dhe se vendi më pas veproi sikur të ishte i lehtësuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH