Mes tensioneve dhe përplasjeve në Parlamentin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Brnabiç, ka bërë propagandë në foltore duke i thënë opozitës serbe se janë “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”.
Ajo vazhdimisht përdori gjuhë fashiste duke përdorur fjalën “shqiptari” me konotacion negativ ndaj opozitës.
Teksa fliste mbante në duar shkrimet e mediave në Kosovë që kishin raportuar për situatën e shkaktuar të martën.
Brnabiç ka thënë se për shkak të tymit dhe gazit opozita në Serbi “po shihet si heroinë” nga shqiptarët.
“Ju jeni bërë heronjtë e mediave në Kosovë. Ju jeni heronjtë e Albin Kurtit. Albin Kurti shprehet i kënaqur. Kjo është vetëm një pjesë e asaj se si festojnë mediat”, shprehet ajo.