Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë 44-vjeçari

Shkruar nga Liberale

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në Tiranë.

44-vjeçari akuzohet në Australi, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin K. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Neë South Ëales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH