Kosova

Thaçi kthehet në Hagë pasi vizitoi babanë në spital, stafi mjekësor e përcjellë me duartrokitje

Shkruar nga Liberale

Thaçi kthehet në Hagë pasi vizitoi babanë në spital,

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u largua nga ambientet e Qndrës Klinike Universitare në Prishtinë, ku vizitoi babanë e sëmurë, për t’u kthyer në Hagë, ku ndodhet në paraburgim që nga viti 2020.

Thaçi u përcoll me duartrokitje nga stafi mjekësor dhe dhjetëra qytetarë që ishin grumbulluar jashtë spitalit, teksa brohorisnin “UÇK” dhe “Thaçi”, në mbështetje të tij.

Më herët, Thaçit i ishte refuzuar leja për të takuar të atin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH