Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sindos, Selanik. Sipas raportimit të medieve greke, bëhet me dije se një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij 44-vjeçare.
Pas ngjarjes autori është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai u dërgua dhe po trajtohet në spitalin Papanikolaou, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një mjek mjeko-ligjor.
Ende nuk dihen më tepër detaje për ngjarjen në fjalë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.