Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka hyrë ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Aktorja është bërë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të bëjnë reagime ndaj gjërave që do të ndodhin sot në shtëpi. Ajo hyri nga dera e kuqe, e veshur shumë elegante. Ceno erdhi së bashku me një rrobdeshambër në dorë.
Gjesti ishte i pari nga banorët që e pa, i cili fillimisht ngeli i habitur dhe më pas thotë:
“E Egla".
Më pas ajo kalon te dhoma e gjumit ku kishte banorë të tjerë që po bisedonin, por ata nuk reaguan, vazhduan duke bërë muhabetin që kishin.
"Ciao, si jeni? Do na jepni ndonjë kafe?”, u thotë banorëve që ishin duke pirë kafe dhe askush nuk iu përgjigj.
Teksa u kthye në living aty ishin Valbona dhe Ola, Ceno iu flet dhe ata nuk iu përgjigjen.
“Ua si bëjnë sikur nuk më shohin”, thotë fituesja e BBV 3 duke qeshur.