Sociale

13 marsi, ”zi kombëtare” – Qeveria mbyll TikTok-un

Shkruar nga Liberale
13 marsi, ”zi kombëtare” – Qeveria mbyll TikTok-un

Prej 13 marsit, qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më akses në aplikacionin TikTok.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka urdhëruar të gjithë ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP) të bllokojnë aksesin në këtë platformë, në zbatim të një vendimi të qeverisë për mbylljen e saj për një periudhë 1-vjeçare.

Në një shkresë zyrtare, AKEP ka njoftuar se kjo masë është marrë pas një urdhri nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

ISP-të kanë marrë udhëzime për të zbatuar bllokimin brenda datës 13 mars, duke e bërë kështu sot afatin e fundit që përdoruesit në Shqipëri mund të kenë akses në TikTok.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH