Kronikë

Krimi brenda familjes shqiptare në Selanik/ Ky është 53 vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas vrau veten (DETAJE)

Shkruar nga Liberale

Krimi brenda familjes shqiptare në Selanik/ Ky është 53

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Selanik, ku një 53 vjeçar shqiptar goditi me thikë bashkëshorten 44 vjeçare dhe më pas u hodh nga ballkoni.

Mediet greke raportojnë se gruaja arriti të dilte në ballkon e plagosur, por më pas, 53 vjeçari e ka tërhequr sërish brenda banesës duke e goditur përsëri me thikë dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Pasi kreu krimin e rëndë, 53 vjeçari është hedhur nga ballkoni, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës që po transportohej për në spital.

Ndërkohë, dy vajzat e çiftit, 16 dhe 21 vjeç, nuk ndodheshin në banesë kur ndodhi ngjarja. Sipas fqinjëve, ata ishin një familje e qetë dhe nuk kishin dëgjuar për problematika të mëparshme apo britma në momentin e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH