Politikë

Presidenti Begaj takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, çfarë u diskutua

Shkruar nga Liberale

Presidenti Begaj takim kokë më kokë me Presidentin e

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, lham Aliyev. Ky takim u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve intensive dypalëshe në vazhdën e shkëmbimit të vizitave të mëparshme zyrtare.

Kreu i Shtetit vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin politik midis dy vendeve, si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike.

Energjia dhe turizmi mbeten prioritetet kryesore në këtë bashkëpunim, për të cilin Presidenti Begaj shprehu interesin e Shqipërisë për të avancuar me nismat që sjellin përfitime të prekshme për ekonomitë e dy vendeve. Gjithashtu, u theksua se hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku i shërben këtij qëllimi.

Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Azerbajxhanit për projektet lokale që lidhen drejtpërdrejt me gazsjellësin TAP.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH