
Jetmir Salaj, fitues i “Big Brother”, do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si pjesë e listës së partisë “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Kjo parti ka dorëzuar zyrtarisht listën e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku përfshihet edhe emri i Salajt.
Kujtojmë se edhe Armaldo Kllogjeri dhe Fotini Derxho, dy ish banorë të ‘BBVA’, kandidojnë në këto zgjedhje për t’u bërë deputet.