Showbiz

Plas në Big Brother! Pas debatit të tensionuar Gerta ‘i shkul’ flokët Valbonës

Shkruar nga Liberale
Plas në Big Brother! Pas debatit të tensionuar Gerta ‘i

Një situatë e tensionuar ka shpërthyer në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku një debat i ashpër mes Gerta Gixharit dhe Valbona Mhillit ka degraduar në një përplasje fizike.

Gjatë një momenti të nxehtë, Valbona iu afrua Gertës duke e prekur, dhe më pas banorja i ka kapur flokët duke reaguar ashpër.

Ky akt është konsideruar si dhunë nga shumë ndjekës dhe na mbetet të shohim nëse Vëllai i Madh do të marrë masa ndaj kësaj situate pasi të shikojë mirë ngjarjen.

Përveç kësaj, pas mbi 80 ditë izolimi, tensionet mes banorëve janë rritur dhe çdo situatë duket se ka dalë jashtë kontrollit. Në mes të gjithë këtyre ngjarjeve, Egla Ceno është rikthyer në Big Brother VIP, duke i dhuruar një puthje në buzë Laert Vasilit. Ndërkaq, Shkëlzen Oruçi është larguar së fundmi nga ky format.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH