Mbrëmjen e kaluar, banorët u përfshinë në diskutime për tema të ndryshme.
DEbatet nisën kur Gjesti kritikoi Vserlon për përdorimin e termit “modele bullgare”, duke i kërkuar llogari për mënyrën si etiketon banorët e tjerë. Teksa diskutimi u tensionua, Gjesti u mundua të justifikonte fjalët e tij,duke bërë dhe një gafë në gjeografi.
“Ti je që thua modele prej Bullgarisë, Bullgaria e dinë të gjithë kush është. Ti e ke përmendur Bullgarinë, jo unë. Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë!” – tha Gjesti.
Rozana ndërhyri për ta korrigjuar duke i thënë se kryeqyteti i Bullgarisë është Sofia. Por, Gjesti këmbënguli: “Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë, mesa di unë”.