Avokatja Eni Çobani ka folur për rastin që ka këngëtarja Violetë Kukaj me familjen e ish-bashkëshortit. Teksa ishte e ftuar në emision në “ATV”, Eni foli gjerë e gjatë për këtë temë.
“Nëna e bashkëshortit dhe zotëria në fjalë kanë dalë nga banesa nuk gëzojnë më asnjë pasuri, se në momente shumë të vështira të kalimit të një sëmundje mendore të bashkëshortit të zonjës I është marrë e tërë pasuria sigurisht në mashtrim dhe sot ai zotëri po lufton pikërisht në rimarrje të kësaj pasurie.
Jam përfaqësuese ligjore e familjes Ratkoceri, unë jam me bashkëshortin dhe përfaqësuese e nënës së tij. Nëna e bashkëshortit dhe zotëria në fjalë kanë dalë nga banesa nuk gëzojnë më asnjë pasuri, se në momente shumë të vështira të kalimit të një sëmundje mendore të bashkëshortit të zonjës i është marrë e tërë pasuria sigurisht në mashtrim dhe sot ai zotëri po lufton pikërisht në rimarrje të kësaj pasurie”, tha ajo.
Po ashtu ajo ka thënë se Kukaj e ka çuar në spital ish-bashkëshortin.
“Nuk ka fituar asgjë. Gjyqi që ka fituar ka qenë një gjyq penal, ku zonja ka shkuar ka denoncuar bashkëshortin, i cili kërkonte asaj një ribashkim familjar. I thoshte: A do të bashkohemi? Sepse është edhe nën efektin e një sëmundjeje të rëndë. Ajo jo vetëm nuk e ka vërtetuar faktin se bashkëshorti është i sëmurë, por e ka çuar vetë me dorën e saj në spital dhe i ka nxjerrë raportin.”, tha Çobani.