Aktorja e njohur shqiptare Julia Ilirjani duket se i është futur politikës. Kjo pasi ajo do të kandidojë në zgjedhjet e 11 Majit krah Sali Berishës.
Ajo do të jetë pjesë e listës së kësaj force politike në Qarkun e Tiranës, listë e cila udhëhiqet nga kryedemokrati Berisha.
Kujtojmë se PD publikoi listat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet në mbledhjen e Kryesisë.