Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Apeli i GJKKO la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg".
Gjykatësi Engert Pëllumbi mori parasysh kërkesën e prokurorëve të posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani që këmbëngulën në mbajtjen e Veliajt në qeli, pasi sipas tyre vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.
Ndërkaq, pala mbrojtëse e kryebashkiakut kërkoi heqje të "arrestit në burg" me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për t'u larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat, si dhe oftoi garanci pasurore.
Por, prokurorët i kujtuan se ai po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash.